Shkencëtarët po studiojnë nëse Vitamina D, mund të ndihmojë në kurimin e pacientëve të infektuar. Vitamina e cila merret gjatë ekspozimit në diell, është thelbësore për një sistem të shëndetshëm imunitar. Një ekip hulumtues nga Universiteti i Granada në Spanjë po bën një vëzhgim 10-javor, ku janë përfshirë 200 pacientë të infektuar. Atyre po u jepet vazhdimisht vitamin D, për të parë nëse do të ndikojë në luftimin e Covid 19.
Një prej ekspertëve, ka thënë:
Përdorimi i vitaminës D, mund të jetë një ndërhyrje e mundshme për të luftuar Covid 19. Kryesisht, vitamina mund të jetë efektive në pacientët me simptoma të buta, ose asimptomatikët. Nëse keni mungesë vitamine D, keni më shumë prirje ndaj gripit, ftohjeve, etj. Prandaj duket logjike që një infeksion i frymëmarrjes, do të rezultonte më i rëndë nëse keni mungesë të vitaminës D. Deri në momentin që të kemi rezultate të sakta nëse kjo mund të ndihmojë në shërimin e pacientëve, iu këshillojmë të gjithë personave të shëndetshëm të marrin një dozë ditore të saj, për të qenë sa më të mbrojtur.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66