“….Sa për ilustrim po sjell foto nga kryeartikulli i gazetës serbe “Kurir” i titulluar SHQIPTARËT I PRANUAN KRIMET E UÇK-së! Këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi: Dik Marti ka drejtë, kemi 1000 CIVILË SERBË TË VRARË!”
Në “Librin e Bardhë” të Shërbimit Sekret Serb, të botuar dhe të shpërndarë në mars të vitit 2000, domethënë 9 muaj pas përfundimit të luftës kur ende në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi, u publikuan listat e civilëve të vrarë, të rrëmbyer dhe të zhdukur që i atribuoheshin UÇK-së.
Në këtë botim zyrtar të shtetit serb, që përfshin periudhën nga 1 janari 1998 deri më 10 qershor 1999, pra deri në datën që për Serbinë konsiderohet përfundimi i luftës, numri zyrtar i serbëve dhe malazezëve që pretendohej se UÇK-ja kishte vrarë është 75, ndërkaq fiks 100 persona të tjerë të këtyre përkatësive etnike ishte rrëmbyer apo zhdukur nga UÇK-ja.”
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66