Shenjat në këmbë mund të jenë një simptomë e koronavirusit, sipas mjekëve spanjollë. Pacientët me shenja të purpurta ose shenja të ngjashme me nishanet në gishtërinjtë e tyre kanë testuar pozitiv ndaj Covid 19.
Një nga rastet e para të raportuara me shenja të papritura në trup, ishte një djalë 13-vjeçar në Itali.
Ekspertët paralajmërojnë se simptoma misterioze është parë kryesisht në fëmijë dhe adoleshentë.
Por manifestimet e dëmtimeve të lëkurës të shkaktuara nga virusi janë parë në një në pesë pacientë në një spital italian. Kohët e fundit studimet kanë shtuar gamën e simptomave të Covid 19.
Mjekët në Spanjë kanë folur rreth kësaj simptome të re, duke përshkruar se këto shenja të reja ngjasojnë me ato të fruthit apo lijës. Ekspertët mjekësorë në Spanjë tani po mbledhin një bazë të dhënash të personave që kanë testuar pozitivisht për virusin dhe që kanë shenja në këmbët e tyre. Ata i kanë bashkuar forcat në këtë studim me dermatologët nga qendra të ndryshme shëndetësore.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66