Një sherr mes disa personash ka ndodhur pak më parë në qytetin e Fierit. Një efektiv policie, bashkë me disa të tjerë kanë dhunuar me mjete të forta një gazetar.
Pasi polici i ndalon makinën, ai godet xhamin me një çekiç dhe pastaj godet me grushta të riun.
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi polici pretendon se gazetari kishte dalë me të dashurën e tij.
Pas kësaj ngjarje policia njofton se efektivi është pezulluar nga detyra.
Njoftimi i policisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:
Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.
Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66