Një lajm i mirë raportohet nga Kosova. E ditur bëhet se pesë anëtarë të një familje nga fshati Damanek i Malishevës që rezultuan me koronavirus janë shëruar.
E ditur bëhet më tej se ata kanë dalë nga Klinika Infektive. Anëtarët e kësaj familje kanë falenderuar stafin e Klinikës Infektive që u kujdes për ta.
Një nga antarët e kësaj familje ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale. Ai ka shkruar:
Të nderuar miq, familjarë dhe kolegë,e dashamirë Dua te ju informoj se unë dhe anëtarët tjerë te familjes time jemi liruar nga Klinika e Infektives si të shëruar nga Covid 19. Andaj dëshiroj te shprehi falënderime per gjithë ju qe jeni interesuar per gjendjen time dhe te familjes time permes telefonatave,mesazheve,dhe gjithë ju qe jeni shpreh ne qfardo gjendje gatishmerie per te mu gjindur ne keto ditë goxha te vështira per mua e familjen time. Falënderim i veqantë dhe mirënjohje dua te bëj per stafin e klinikes infektive-Qkuk.Të cilët përkundër rrezikut nga kjo pandemi ishin vërtet heronjë ,shembull i etikës se komunikimit ndaj pacientit,taman me vlera te larta njerzore e profesionale nder to perkushtimi kujdesi dhe dashuria ndaj pacientit,kurrë nuk kanë rreshtur se qendruari pran pacientit, Ky trajtim mjeksor gjatë këtyre ditve dhe gjithë ky respekt per secilin pacient na bëri ti kalojm sa ma lehtë edhe këto ditë te qëndrimit tonë ne kl.infektive. Gjitha këto fjali shkojnë per stafin e kl.infektive ne krye me drejtoreshën. Dr.Lindita Ajazi Berisha,shefin e repartit dr.Murat Mehmeti.dr.Valbon Krasniqi.dr.Veli Rexha.Dr.Lirim Tafilaj, Prof.dr.Sali Ahmeti ,Prof.Dr.Shemsedin Dreshaj,dr.Hatixhe Gashi,Dr.Arbana Kosumi Si dhe bashkvendasja ime e cila u kujdes shumë gjate ketyre ditëve dr.Dafina Krasniqi. Po ashtu dua te falenderoj Kryetarin e Komunes Ragip Begaj, Nenkryetarin Hajdin Berisha dhe stafin te cilet pa nderprere jan interesuar per fatin e familjes time, me nje falenderim te gjithë miqve dhe dashamireve te cilet jan interesuar per gjendjen tonë. Me respekt Familja e Malë Krasniqit nga Damaneku, Malishevë.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në Kosovë. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Kurse numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 11. Ata vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Gjithashtu në Kosovë janë marrë edhe masa më të forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit më tej.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66