Shërbimet komunale për mirëmbajtje dimërore të rrugëve janë duke kryer pastrimin e rrugëve në malësinë e Komunës së Tetovës.
Për momentin janë duke u kaluar drejtimet rrugore: Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, rrugët në vendbanimet Rasadisht, Gajre dhe Lisec, si dhe rruga Sellcë-Llacë-Vicë.
Për të parandaluar ngricat në orët e mbrëmjes rrugët e pastruara trajtohen edhe me kripë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66