COVID-19 vazhdon të prekë zyrtarë të kampionëve të La Ligas në Spanjë.
Jordi Kardoner, zv.presidenti i Barcelonës, është personi i tretë në klub që ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit.
Mediat spanjolle raportojnë se me COVID-19 është infektuar edhe zyrtari i lartë i klubit katalanas.
Para tij, Ramon Canol, drejtor i shërbimet mjekësor të Barcelonës dhe Jose Antoni Gutierrez, mjeku i ekipit të hendbollit, kishin rezultuar gjithashtu pozitivë.
Kujtojmë me koronavirus janë infektuar edhe një numër i madh i futbollistësh në Spanjë, ku ekipi i Valencias është më i prekuri nga të gjithë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66