Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 757 vdekje nga koronavirusi, një rritje shifrash krahasuar me atë të një dite më parë, por jo vetëm.
Numri total i viktimave ka shkuar në 14,555, ndërsa numri i të infektuarëve mbi 146 mijë. Gjithashtu 48,021 persona janë shëruar dhe afro 8 mijë pacientë janë në terapi intensive.
Madridi dhe Katalonja janë dy zonat më të prekura.
Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria spanjolle ka shtyrë edhe me 14 ditë gjendjen e emergjencës, pasi situata është e vështirë. Kufijtë janë mbylur dhe masat janë drastike.
Burimi: ElPais | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66