Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë në Kosovë.
Nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit së Kosovës, Lumir Abdixhiku është bërë e ditur se Serbia ka ndaluar transportuesit e mallrave dhe ka bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova.
Këtë gjë ministri e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e tij ai ka shkruar se kjo gjë është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale.
Postimi:
Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për çka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur në Kosovë. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar distancimin social dhe higjenën personale.
Foto ilustruese
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66