Naser Sertolli
Duke e dëgjuar Baton Haxhiun e kuptojmë më mirë se çka në të vërtetë do presidenti Hashim Thaçi.Kështu ka deklaruar në një prononcim për KALLXO.com deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.“Që ta kuptojmë se cili është qëllimi i Thaçit e Vuçiqit në planet e tyre, mjafton ta dëgjojmë më pak vëmendje Batonin kur flet gjëra “ekskluzive””, ka thënë Rexhep Selimi lidhur me deklaratat e Baton Haxhiut të dhëna në T7.Baton Haxhiu duke folur për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se një marrëveshje e tillë do të duhej t’i ketë 3 elemente: 1. Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, 2. Amnistia në të dy vendet, pasi që pas 20 vjetësh s’ka çka dënohen njerëzit, dhe 3. Definimi i veriut, çka duam me veriun.Lidhur me këto propozime të Haxhiut ka pasur reagime të shumta nga njerëz që kanë vuajtur dhe e kanë pësuar nga krimet e Serbisë.Sipas Rexhep Selimit, kjo deklaratë e Baton Haxhiut është e njëjtë me atë kur, sipas tij, e hodhi në opinion projektin e shkëmbimit të territoreve.Sipas tij, Baton Haxhiu edhe atëherë edhe tash po i shpjegon qëllimet e Thaçit.“Prandaj këtu ekziston një e vërtetë që Thaçi do ta amnistonte Serbinë për të gjitha krimet kundër shqiptarëve nëse ai do të ishte i amnistuar nga Gjykata Speciale që e ka themeluar vetë”, tha Rexhep Selimi për KALLXO.com.Ndaj deklaratave të Baton Haxhiut ka reaguar edhe e mbijetuara e masakrës së Podujevës dhe deputetja e Lëvizjes së Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman.Po ashtu, ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66