Rusia ka raportuar 2558 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, rritja e saj më e lartë ditore që kur vendi ka konfirmuar rastin e parë.
Vendi ka regjistruar 18,328 raste dhe 148 vdekje nga virusi deri më tani, 18 prej të cilëve gjatë natës së kaluar.
Moska, epiqendra e shpërthimit në Rusi, është nën kufizim të rreptë pasi 10,158 raste dhe 72 vdekje janë raportuar vetëm në qytet.
Banorët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre për të shëtitur qentë e tyre, të heqin mbeturinat dhe të vizitojnë dyqanin ose farmacinë më të afërt.
Kufizimet u vendosën në një përpjekje për të lehtësuar presionin në spitalet në Moskë, pasi radhët e gjata të ambulancave që transportonin pacientë me koronavirus u panë duke u radhitur për në dhomat e urgjencës në qytet dje.
Në një përpjekje për të trajtuar banorët që flasin për rregullat e kufizimit, autoritetet e Moskës kanë filluar një sistem të lejeve dixhitale për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve.
Një faqe në internet për të aplikuar për leje-daljet ka nisur të punohet të hënën për njerëzit që udhëtojnë me makinë ose transport publik.
Autoritetet thanë se sistemi i lejeve, i cili do të funksionojë nga e mërkura, mund të zgjerohet për të monitoruar njerëzit që shkojnë jashtë edhe brenda lagjes së tyre lokale, nëse është e nevojshme.
Autoritetet e qytetit kishin planifikuar të caktonin bar-kode për të parë nëse njerëzit i përmbahen rregullave të rrepta të izolimit, por kjo ngjalli polemikë të madhe.
Njerëzit do të duhej të aplikonin për një kod nga zyrtarët në internet sa herë që donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.
Plani përfundimisht u rrëzua në favor të kalimeve dixhitale.
Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66