Rushtu Reçber, ish portieri legjendar i kombëtares turke dhe i Barcelonës, ishte shtruar në spital në gjendje kritike, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Tashmë ai është mirë dhe ka hedhur pas krahëve momentin e vështirë, teksa siguron se ishte edhe Barcelona, ajo që i dha forcën e duhur që të luftonte kundër këtij virusi.
Rushtu tregoi:
Ata më dhanë mbështetje të madhe gjatë dhe pas sëmundjes sime. Në këto raste, detajet e vogla janë ato që nuk harrohen. Nuk do të harroj se Barca bëri gjithçka për mua kur po vdisja nga koronavirusi. Ata më dhanë jetë. Unë jam gjithmonë në dispozicion të Barcelonës. Dua të shpreh pafund falënderime për të gjithë, veçanërisht për z. Bartomeu.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66