1.Administrata aktuale amerikane dallon nga të tjerat dhe informatat e para të mediave që citojnë burime të Qendrës Kombëtare të Inteligjencës Mjekësore ( NCMI) pjesë e DIA www.dia.mil , thonë për njoftimet e hershme të inteligjencës se “Novel coronavirus- Covid-19” do ta përfshijë edhe SHBA dhe në fund po të njëjtat informata nga qyteti kinez ki ndodhi shpërthimi i virusit, janë injoruar nga politika amerikane.
Kërcënimi aktual dhe i drejtëpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe shëndetin publik, po lë vakum për fuqitë tjera që të zëvendësojnë në të ardhmen SHBA si fuqi globale.
2.Ndërsa momenti i dytë ka të bëjë me raportet Kosovë-Serbi, rrëzimin e qeverisë së A. Kurtit dhe historinë e dyshmtë të ndërmjetësit R. Grenell- personelit të tij me oligarkët.
Marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës gjithsesi se duhet. Por, në këtë kohë të turbulencave në Uashington, është në përgjegjësi të politikës në Kosovë që të vlerësojë se kur dhe si duhet të jetë marrëveshja historike.
Proamerikanizmi ynë nuk ka të bëjë dhe nuk duhet të lidhet me pranimin e marrëveshjeve që sigurojnë favore dhe epërsi shteteve në Ballkan që të jenë hegjemon kundër shteteve apo popujve tjerë në Europën Juglindore.
Selim Ibraimi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66