Më në fund, Ronaldinho do ta shohë dritën e diellit i lirë. Legjenda e futbollit ka dalë ditën e djeshme nga burgu në Paraguai ku ndodhej prej një muaji, pasi u kap me pasaportë të falsifikuar. Braziliani u lejua të largohet me detyrimin për të qëndruar në territorin e këtij shteti derisa të mbyllet procesi, bashkë me vëllain e tij.
Gjykatësi Gustavo Amarija pranoi kërkesën e tij, duke urdhëruar që të qëndrojë në një hotel në qendër të Asunsion bashkë me të vëllain, ku sigurisht do të jenë nën kontroll të policisë dhe do të akomodohen në dhoma të ndryshme. Gjithsesi, liria i ka kushtuar jo pak, por plot 1,6 milionë dollarë. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet dhe kërkimi i personit i cili u kishte siguruar pasaportat.
Dy vëllezërit kishin mbërritur në Paraguaj për të promovuar me imazhin e tyre futbollin e fëmijëve dhe dokumentacionin ua kishte dhënë Dalla Lopez, një biznesmen i zhdukur dhe në kërkim ndërkombëtar që nga data 18 mars, gjë që kishte bërë të vështirë edhe shpjegimin e Ronaldinjos para gjykatësit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66