Ditën e sotme në Zvicër janë shënuar 5 viktima, duke e çuar numrin total në 378. Ministria e Shëndetësisë, ka treguar se edhe numri i rasteve të reja është rritur, në një total prej 17.139 të infektuarish. Vetëm brenda 24 orësh, janë konfirmuar 936 raste të reja.
Qeveria zviceriane po përgatit për të ndërmarrë masa të reja për të parandaluar pandeminë. Ndërkohë, së shpejti do të hartohet edhe një plan ekonomik për të mbështetur të gjithë bizneset e goditura nga pandemia. Deri më tani, bankat zviceriane kanë shpërndarë më shumë se 20 miliard dollarë në kuadrin e kredive të mbështetura nga shteti.
Qeveria zviceriane shprehet optimiste për frenimin e pandemisë, pasi masat për parandalimin e saj janë marrë që përpara se infeksioni të përhapej në masë. Shifrat e deri tanishme, tregojnë se respektimi i rregullave po rezulton efektiv.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66