Sipas informatave brenda Policisë, ai është njeriu kryesor që kontrollon pakicën serbe në veri të Kosovës, përfshirë subjektin politik Lista Serbe.
Posedon dosje të Njësisë kundër krimit të organizuar të EULEX-it që kanë hetuar Veselinoviqin, përfshirë vjehrrin e tij, Radojiçiq. Mes krimeve të tij siç është kontrabanda e naftës, drogës, e mallrave tjera, Radojiçiq ka kërcënuar dhe rrahur në shumë raste policë të Kosovës.
Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003 me vendim të formës së prerë me gjashtë muaj burgim për vjedhje të rëndë.
Ndërkohë, shumica e këtyre veprave të kryera prej tij janë amnistuar me miratimin e ligjit për amnisti vite më parë. Ky ligj ishte pjesë e marrëveshjeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Burime nga Prokuroria në Mitrovicë i kanë thënë Insajderit se Milan Radojiçiq ka mbi 50 dosje kriminale.
Por, këto veprime të dyshuara të Radionçiqit nuk kanë qenë pengesë për të nominuarin për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.???
Shqiperi Etnike
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66