A u dënua dikush për hajni?
Edhe pas katër vjetësh hulumtime, yqimeti i ri me krejt kaditë e prokurorit nuk arritën të zbulojëasnjë keqpërdorim, qoftë edhe sa e zeze e thonjit për ish funksionerët. Hallall ua bëftë Zoti, e paskan bërë hajdutllëkun sipas “hallall standardeve” që janë të pranueshme për yqimetin e Zaevit.
Pasi ish funksionarët i kaluan me sukses të gjitha instancat e hetuesisë, tash nuk u mbetet gjë tjetër, veç t’ua bëje kabull edhe Prokurori i Gjithësisë.
Po ja hall, që Zoti nuk ha para, e aq më pak fore politikanësh dhe avokatësh. Nëse edhe prej Prokurorit të Gjithësisë ia dalin të shpëtojnë, atëherë i bje që hajdutllëkun e paskan bërë me djersë!
Një mixha im thoshte ” pa piku djersë e huj, n’kuletën tënde, nuk bëhesh pasanik”, hahaha, neje mos ia varrni shumë se edhe ashtu vdiq fukara.
Fundja, kush e di sa herë i kemi dëgjuar duke na thënë ” çdo gjë e fituar me djersë është ‘halall”? Bile-bile se mallin e fituar me djersë nuk ta merr askush, e lëre më Katica e Boki trediçi?
U munduan këta të shkretët, por ja halli që këta ishin hajdut të ri, akoma s’u kish mbi lesh n’bythë, prandaj përfunduan aty ku përfunduan.
Ku shkon të vjedhësh te hajduti, a nuk të vjenë keq?
Me sa “mund” e kanë fituar?
Mos kujtoni se hajduti e fiton kollaj!
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66