Gimo Mustaqi dhe argati i Rrahman Morinës u bë mu vetë për shqiptari mos Zot ma keq, s’di a ka…!
Halil Geci
E more Ibrahim Rugova fort të kanë pasur inat, ty edhe mua, Shkit e Shumadisë dhe vasalet e tyre në Kosovë dhe Shqipëri si dhe disa Komandanta në krye me Kryevazalin e Shumadis Hashim Thaqin.
Pse ishte gjithë kjo urrejtje ndaj teje dhe meje nuk e dija!
Veç tash e mora vesh, ngase ti kishe qenë i pakapërcyeshëm për të gjithë ata që kishin në plan ta ndajnë Kosovën.
Ti President e kishe pas ditur kur thoshe sa ma larg pushtetit duhet ta mbani Hashimin…!
Ty President të përkrahja vetëm se ishe më i miri i planetit. Mua më urrenin vetëm pse të mbroja dhe të përkrahja ty!
Ty të doja veç pse ishe më trimi, pse ishe birë i një NACIONALISTI.
Ti që zbrite nga bibloteka, dhe i tregove rrugëtimin këtij populli drejt Lirisë.
Ti që krijove rrethin e shpëtimit me shokët më të fortë të planetit. Ata shokë që ti i krijove e vulosën Lirinë e Kosovës, unë nuk isha shok i yti, unë isha veç argat i yti asgjë më shumë.
Shokët tu ishin Bill Kllinton, Tomi Bler, Haver Sollana, Xhimi Shia, Zhak Shirak e të tjerë.
Ata që të donin sikur që të doja unë ishte Komandanti Legjendar Adem Jashari me babën Shaban, e vëllain Hamza, fotoja e jote rrinte e varur në kullën e tyre me krenari.
Shokët e mi ishin ata të llugave, të vetmit që ju besoja ishin vëllezërit e mi dhe Adem Jashari. Ne na quanin Buzhurista, e spiuna, Ademin gjithashtu e etiketonin me çdolloj etiketimesh….!
Ademi ra për të jetuar për sa të ekziston kjo Tokë, unë mbeta gjallë për ti demaskuar spiunët e tradhtarët e vendit.
Ditën kur Ty Komandant të sulmoi Serbia nuk tu gjinden asnjë nga shokët që ti i doje, dhe që ti ju besoje, unë nuk rrija me ty komandant as nuk të thashë që të kam shokë, por sa herë që më ke thirrur unë me vëllezër të mi gjithmonë na ke pasur afër, ashtu siç më kishte afër edhe Ibrahim Rugova, ditën kritike kur ti luftoje krejt me një Krajli se pate a’skënd afër, me aq sa munda me vëllezër e shokë ja rrudha gishtin, për ti ndihmuar Komandantit, por ja qeëfuqia ime për ta shpëtuar komandantin ishte e vogël.
Më besoni se pushkët e shokëve të Ademit ditën kritike nuk u dëgjuan kurrë dhe as nuk bënë “bam”.
Pushka ime dhe e vëllezërve të mi së bashku me Besim Dajakun dhe vëllain Ganin, si dhe e Naim Lushtakut, për tri ditë rend ishim në aksion për t’ju afruar dhe për ti goditur sa ma afër ushtarëve të Shumadisë, derisa u shuan i madh e i vogël, ju shuat për tu ndezur në flakadan lirie e për ti dhënë dritë Atdheut. Kurse shokët tu Adem jetuan për të mbetur të turpëruar sa të janë gjallë, turpi i tyre vazhdoi duke u thirrur në emër tëndë e të gjakut të derdhur për liri, u bënë plaçkash uzurpator e vrasës duke vrarë shqiptarë e patriot të LDK-së, u bënë hajna e kriminel profesionalist, dhe në emër tënd e të gjakut u bënë milionerë.
Pse gjithë ajo urrejtje ndaj teje Komandant, shkuan aq larg duke e festuar vrasjen tënde.
Pas vdekjes tënde Komandant më vinin njerëz nga Prishtina dhe më lusnin largohu nga Ibrahim Rugova se ai është tradhtar, unë ju thosha kurrë kurrë edhe kurrë, dua që edhe unë të jem tradhtar si ai.
Disa nga komandantët ma shanin Ibrahim Rugovën, më thoshte ky mut veç po flenë e po gërrhat, bre nanen e nanës kështu e kështu ja bafsha.
Një e di se ti President as në Kosovë e as në Shqipëri s’ke pas shokë, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri ke pas argat të udhëtimit tënd, jo shokë.
Argatët më besnik që e fillove dhe e mbarove rrugëtimin deri te liria ishin intelektualët e Llapit.
Si akademik Zejnullah Rrahmani, Dr.Fatmir Sejdiu, Dr.Rexhep Gjergji, dr.Naip Zeka, Shpejtim Bulluqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, por ja që Xhemajlin dhe Enverin i vrau tradhtia e vasalëve të Shumadisë, kurse disa tjerë, i tradhtoi, i largoi e i linçoi në bashkëpunim me SHIK-un Gimo Mustaqi!
Gimo Mustaqi u bë i madh te SHIK-u dhe në parti tënde o Ibrahim Rugova, duke i linçuar Intelektualët e Llapit ose siç i quante Kosova KOLOSËT E PAVARËSISË, Gimo Mustaqi ose si po e quajnë Llapjanët Bejta Syla i Llapit u ngrit te SHIK-u u bë me çinin më të lartë të “njerëzisë” ZUZAR…!
Vetëm e vetëm pse i shkeli dhe i nënçmoi llapjanët e tij për hatër të vasalëve të Shumadisë.
Sot Gimo u ba argati i fort i spiunit të Millosheviqit Isa Mustafes, dhe i Hashim Thaçit.
Sikur që unë isha dikur argat i Ibrahim Rugovës, sot Gimo Mustaqi argat i Hashimit dhe Ises. Sa nalt ka mbërri Gimoja do ta vlerëson Llapi e Kosova së shpejti me votat e tyre…!
Kaq për sot, nesër kismet shohim e bëjmë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66