Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kandidatin e ri për ta mandatuar për kryeministër të ri të Kosovës.Njohës të Kushtetutës, thonë se nuk ekziston afat kushtetues se kur Vetëvendosje duhet të kthejë përgjigje drejt presidencës, duke theksuar se praktikat në Kosovë kanë dëshmuar që në raste të tilla mund të krijohet edhe krizë politike.Kreu i shtetit ka marrë vendim sot për formimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje.
Këtë, Thaçi e bëri pasi takoi veç e veç të gjitha partitë politike parlamentare, me të cilat diskutoi rreth hapave tutje pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti më 25 mars, duke e rrëzuar me dy të tretat e deputetëve.Përmes një letre zyrtare, Presidenti i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, me kërkesën që t’i dërgo het emri i ri të cilin do ta mandatojë për kryeministër të ri të vendit.Ndër të tjera, në letrën e presidentit thuhet se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, sqaron se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar kushtetues për kohën kur Lëvizja Vetëvendosje do t’i kthejë presidencës përgjigje.
Andaj sipas tij, procesi mund të zgjasë në pafundësi nëse partia nuk i dërgon emrin për mandatar, meqë ekziston vakum kushtetues dhe e njëjta nuk e ka parashikuar një skenar të tillë.
Tutje, profesori Baraliu për Kosovapress, thotë se po shihet një « gatishmëri e LDK-sw, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për formimin një qeverie të re.Duke interpretuar nenet e Kushtetutës, Baraliu thotë se një tjetër mundësi që Presidenti e ka para vetës është të shpërndajë Kuvendin dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.Në letrën që Thaçi i ka dërguar Kurtit sot, thuhet se siguron që të gjithë hapat e mëtejmë do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës në fuqi.Pas letrës së Thaçit, ka reaguar vetëm nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku, e cila ka thënë se po kalohet nga PAN në PLAN.“Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar ajo.Pas takimeve që presidenti ka zhvilluar me liderët e partive politike, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur për zgjedhje tà « reja duke kundërshtuar formimin e një qeverie ndryshe, ndërsa partitë e tjera kanë përkrahur formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse duke thënë se nuk është koha për zgjedhje për shkak të pandemisë me Covid19.Qeveria Kurti ka mbetur në detyrë prej 25 marsit, kur Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e rrëzoi atë pasi LDK inicioi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pjesë e së cilës ishte.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66