Një “Qeveri” mes LDK-AAK-Nisma do të mund të formohej vetem duke e shkelur kushtetuten dhe ajo do varej nga Beogradi!
Pse e thëm këtë?
LDK 28 deputet
AAK 13 deputet
Nisma 6 deputet
Së bashku këto subjekte i kanë 47 deputet.
Nëse do shkelej kushtetuta dhe do formohej një “qeveri” e tillë e cila do varej nga Beogradi, padyshim që kjo “qeveri” nuk është zgjidhje.
Siç e dim në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, sovrani i ka ndeshkuar partitë e ish koalicionit PAN. PDK-në duke e vendosur të treten, dhe AAK-në të katerten. Nismen sovrani e kishte lënë jashtë kuvendit, por me manovrat e KQZ-së dhe sigurisht të ndikuara edhe nga nentoka, Nismes ia kaluan pragun. LDK-në sovrani e kishte vendosur të dyten, sepse LDK kishte premtuar që nuk do bashkohej me partitë e PAN-it. LDK-ja si zakonisht dhe tradicionalisht e shkeli voten e sovranit duke e tradhëtuar Koalicionin me Lëvizjen VETËVENDOSJE! duke e shkelur premtimin e vet, për t’iu bashkuar partive të PAN-it.
Të gjitha partitë e PAN-it u bashkuan me bajrakun e LDK-së për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës që udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Këto parti nuk u bashkuan thjeshtë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! por kundër ndryshimit të madh që po e priste vendin dhe që kishte filluar të implementohej: Me shkarkimin e bordeve, me ç’kapjen e shtetit, me ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme etj.
Nen PANik të gjitha subjektet u bashkuan për ta pranadaluar ndryshimin e madh politik. Për ta shkelur voten qytetare, për ta tjetersuar vullnetin e sovranit dhe për të vazhduar kapjem e tyre, nga e cila partitë e krimit dhe korrupcionit ushqehen.
Një Qeveri e varur nga Beogradi nuk i zgjedh problemet që i ka Kosova, e sidomos problemin me Serbinë që Hashim Thaçi siç kishte deklaruar do mundohej ta pë mbyllte me shkembim teritorial. Kjo “Qeveri” që po tentohet të formohet, lere që është kundër vullnetit të popullit shqiptar, por i bën favore Hashim Thaçit në rrugëtimin e tij pa kry për t’ia lënë Veriun e Kosovës, Serbisë. Një “Qeveri” e tillë do e destabilizonte vendin edhe me shumë, sepse do e nxiste popullin për Protesta masive. Protestat masive mund të jenë të pakontrolluara, sidomos nëse do instalohej një “qeveri” që nuk përkon me vullnetin e zgjedhjeve demokratike, ajo do rrezikohej të shendrrohej në gjakderdhje!
Prandaj, poshtë partitë e hajnave!
Rroftë vullneti qytetar dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66