Piloti nga Gradeci i Gostivarit, Sherif Islami thotë:
Kosova, sot është turpi botës, në këto situata bën politikë, rrëzon dhe ngre qeveri!
Me këtë situatë me Kosovën po befasohet çdo diplomat gjerman, po befasohen të gjithë ato shtresa të mediumeve se çka po ndodh në të vërtetë atje!
Megjithatë, diplomacia gjemane e ka shumë të qartë se kush po e përfaqëson në këto momente LDK-në, një epiqendër e kapur padrejtësisht nga njerëz me biografi të erët në shoqërinë shqiptare në Kosovë!
Këtu, pos shqiptarëve, por edhe të huajt i kanë të njohura mëkatet pa fund të pushteteve të kaluara, përfshirë këtu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn….
Të gjithë këto që përmenda në diplomacinë gjermane njihen si njerëz të korruptuar, personazhë që e kanë kapur shtetin në të gjitha anët; njihen si njerëz që kanë bërë shumë pasuri duke vjedhur shtetin e tyre, duke vjedhur taksat e qytetarëve të tyre!
Në këto momente Gjermania dhe aleatët e saj nuk mbështesin shtresë hajdutësh në Kosovë dhe si shpresë e vetme për Gjermaninë dhe Evropën është Albin Kurti, i cili ka një biografi të pastërt dhe është një personalitet i cili me mish e me shpirtë do ta luftojë korrupsionin, thotë piloti nga Gradeci i Gostivarit, Sherif Islami!
A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66