Pyetje:
Përshendetje hoxhë i nderuar. Vajza ime i ka 8 vjet. Ka shumë frikë, sidomos atëherë kur fillon të errësohet. Ka edhe shtrengime në gjoks dhe vetëm po qan. Jemi të shqetësuar dhe nuk po dimë çfarë t’i bëjmë?
Përgjigja ime:
Ju duhet të ndërtoni brenda shtëpisë tuaj një ambient të qetë për të.
Mos i lëshoni asaj gjëra të këqija në telefon e as televizor, përpos filma apo emisone për moshën e saj, përndryshe e prishni psikikën dhe natyrshmërinë e saj.
Kontrollojeni te mjeku. Këshilloni një psikoterapist apo psikolog të mirë për fëmijë gjithashtu!
Nuk ka dreqër, lugetër e as sehire.
Pa vesvese!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66