IDEJA QË FLENË NË MAJË TË SHARRIT!
E kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar ditarin e stërgjyshes që kishte qenë gazetare në këto anë. Në dosjen e saj shkruante për qytetin me emrin Kallkandele një qytet rrëzë Sharrit, pasi administrohej nga Perandoria Osmane dhe ndërkombëtarët e njihnin me atë emër, por tani me emrin Tetovë. Për çudi dikur një emër alla-turka, por tani një emër tjetër. Më kujtohej momenti, i hapjes së dosjes së palosur me besnikërinë që ruante brenda. Pasi e vendosa dosjen mbi tavolinën e punës, ia hoqa pak pluhurin dhe lexova me shkronja të fryra ,, IDEJA QË FLENTE ”. Hapa kanatet e dritares dhe ajri i lagët që vinte nga Tamisi depërtoj në dhomë, bashkë me freskinë e Londrës në atë buzëmbrëmje vjeshte. E hoqa perin e lidhur me kujdes nga dosja e pluhurosur dhe largova dy-tri fletë, gati që derdheshin nga gishtërinjtë si gjethe vjeshte. Një ditar i shkruar me dorë, me një përkushtim të madhe nga stërgjyshja më la pa frymë. Më kujtohet momenti dhe ndjeja që kisha pasur kur e hapa atë, sikur e ringjallja atë dhe idenë e saj! Emri i qytetit, emër i një Xhamie, emri i një teqeje Arabati Baba Teqe dhe një hani buzë një lumi të vogël ku kishte bujtur stërgjyshja ishin pikat e orientimit. Luajta kokën, pasi për herë të parë lexova shënimet e stërgjyshes, se si e kishte pa ajo me syrin e saj këtë kasaba të vogël Ballkanike, por tani më një qytet ku dukej si prush në vatër dhe na shoqëronte gjatë rrugës gjarpërore që shkonim të bënim një emision me pjesëtarët e një organizate ushtarake që ishin vendosur në këto anë. Por mendja më rinte te ditari i stërgjyshes. Ajo në veçanti kishte shënuar për tregjet dhe atë: tregun e drithit, të grave dhe të kafshëve. Përshkrimi i Çarshisë së qytetit, ishte një tabllo e gjallë, ku blerësi mund të blinte gjithçka që nga unaza e deri te fishekët. Këto të gjitha i kishte shënuar për qytetin e Tetovës, me emrin Kallkandelle në gjuhën angleze. Këtë pjesë të ditarit e kishte shkruar gjatë natës, pasi kishte dalë nga hamami që ishte matën lumit, që vinte nga Perëndimi. Hanxhiu që i shërbente në hanë, ishte një burrë me mustaqe dhe mjekër, një burrë me pamje burri , i veshur me një shajak të qëndisur dhe në kokë mbante një qeleshe ashtu siç dukej Sharri me borë. Përshkrimi i haxhiut të dukej si një portret në kornizë. Ai e kishte shërbyer englizen me kujdes dhe pedanteri, por dhe ajo e kishte përshkruar si njeri me ndikim në atë kasaba dhe respektin që kishte për të huajt. Hanxhiu gjithashtu e kishte mësuar se si të sillet na kasabanë e vogël me vendorët, por edhe kur do të nisej për në Prizren. Ai kishte marrë për sipër që udhëheqësi i karvanit ta marrë zonjën me besë, ta mbrojë gjatë udhëtimit me besë dhe ta çojë deri në Prizren me besë. Pasi kishte darkuar, haxhiu ia kishte bë me dije stërgjyshesh, se nesër një karvan me kuaj do të niset për në Prizren. Një burrë gjithashtu me veshje gati identike si hanxhiu, i ishte afruar stërgjyshes, ia kishte bë me dije se kush ishte dhe kohën se kur do të niseshin nesër në mëngjes për në Prizren me orën allafrënga. Dita dukej e bukur, zonja ingëlize bëri kryq dhe hipi mbi kalë. Rrugicat malori i kishin ngjallë frikë, por edhe e kishin mahitur me bukurit e Sharrit. Nga fundi i ditës në majë të kodrave gjysmë të zhveshur para se nata ta dredhë errësirën e saj, një grup burrash të armatosur e ndaluan karvanin dhe me shpejtësi i plaçkitën udhëtarët. Udhëheqësi i karvanit erdhi te zonja për ta mbrojtur atë. Ata erdhën, por kur e panë se ishte grua u tërhoqën pak, por ia kishin marrë ditarin, pasi ajo kishte hedhur disa vija me zik-zake mbi fletët e ditarit të saj. Mos, morre burra është ingëlize dhe shkruan letra, u tha udhëheqësi i karvanit, ata e shtinë burrin me shajak, por kapela e bardhë nuk i ra në tokë. Hajnat ishin ndalë për një çast. Njëri prej tyre kishte shkuar pas te një dëllinje të dendur, te udhëheqësi i tyre. Pas një kohe jo të shkurtë kishin ardhur, ai që ia morri ditarin zonjës dhe një tjetër. Ua kishin kthyer plaçkat udhëtarëve, e kishin ardhur te zonja. E kishin pa se ishte grua dhe stili i veshjes londineze i kishte bindur për këtë. Po çka janë këto vija, ajo kishte qesh pak! Janë vijë rruge për në Prizren! Ata kishin qeshur me të madhe, ia kishin kthyer ditarin dhe qeshja e tyre kishte humbur në terin e natës. Karvani dhe udhëtarët pasi e kishin pa Prizrenin poshtë, ishin ndalur. Stërgjyshja kishte fol! Nuk kanë faj këto njerëz! Rruga i afron njerëzit, i zbutë ata, i bartë idetë prej një vendi në vendin tjetër, e këtu nuk paska rrugë! Kjo fjali e trazoi kur përsëri një grup ushtarësh me uniformë, e ndalën makinën! Na përshëndetën, na folën në gjuhën angleze! Ne u treguam se ishim gazetarë. Na përshëndetën me përshëndetjen ushtarake dhe na liruan pa asnjë telashe. Por rruga tani përsëri nuk ishte e mirë, por makina shkonte deri në fshatin më të thellë të Sharrit. Po Prizreni nuk dukej ende, sepse ideja kishte mbetur në mes të Sharrit !!!
Bajramali Selimi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66