Ish-Ministri i Puneve te Brendshme, Agim Veliu (LDK) ne nje telefonate per emisionin ne T7 me te ftuar Berat Buzhalen perballe ish aktivistit te LVV, i tha ketij te fundit se per nja 40 dite do i duhet t’i rikthehet zakonit te vjeter, atij te gjuajtjes me gure.
Kjo na le te kuptojme e ne fakt verteton ate qe eshte thene shpesh se ai dhe presidenti Thaçi jane te koordinuar mire ne veprimet qe bejne dhe se presidenti e ka ndare mendjen te shkele kushtetuten dhe te behet kryesor ne grupin e hajduteve te pushtetit duke e vjedhur ate nga qytetaret(qe besimin ia dhane LVV dhe Vjosa Osmanit) e duke ia kaluar nje grupi mafioz.
“Kjo vjedhje” nga ne, -thote Veliu duke na treguar me afersi dhe daten kur do ndodhe marrja e qeverise e gati duke u krekosur a thua se do bejne shpikjen e dhjetevjeçarit, -do ta riktheje Ronin tek gjuajtja me gure drejt institucioneve, -a thua se nuk dihet pse e shprehte ashtu revolten Roni (jo vetem) ne kohen kur ishte ne opozite.
Kane qene pikerisht politikanet si Agim Veliu, Isa Mustafa e Hashim Thaçi qe e kane detyruar aktivistin e Vetevendosjes te shkoje deri ne veprime te pershkallezuara te domosdoshme.
Fakti qe Levizja eshte rritur gjithnje e me shume e se fundmi kaq shume, tregon se aktivisti ka pasur te drejte gjate gjithe kohes per ato qe ka bere e do te thote gjithashtu se pushteti nuk ka me vend te lire per politikane te kastes se vjeter qe e detyrojne qytetarin e thjeshte te perdore gurin per te kerkuar te drejten.
Julian Nura
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66