Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se ish-partitë e koalicionit PAN (PDK, AAK, NISMA dhe AKR), kur e humbin pushtetin, nuk pësojnë krizë politike, por humbje financiare.
Ai ka thënë se më 6 tetor populli ia tha “Stop” uzurpimeve dhe keqpërdorimeve disa vjeçare të tyre, por ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për “rikthim në skenë të makinerinë dhunuese dhe shtetngrënëse”, përcjell Bota sot.
ka thënë se LDK-ja nuk është si këto parti, por ajo qe 15 vite në mungesë guximi dhe vizioni, “është shëndrruar në rezervë oksigjeni për shpëtimin e atyre që edhe me statujat e dëshmorëve dhe kufomat e morgut në Prishtinë kanë bërë biznes”.
Profesori ka theksuar se “makineria kriminale”, të cilën sipas tij, e shpëtoi LDK-ja, tash do ta vazhdojë zhbërjen e Kosovës dhe dhunimin e popullit të saj.
“Nuk kam sqarim logjik për ketë tradhëti të LDK-së. Nuk arrij të kuptoj pse ajo papritmas, dhe në dhunim total të votuesve të saj, vendosi t’i rifuqizonte dhe t’i risistemonte madhështitë pa origjinë, shtëpitë pa origjinë, kerret pa origjinë, diplomat pa origjinë. LDK e shpëtoi nga zhbërja makinerinë kriminale e cila edhe me dhunim të Kushtetutes tash do ta vazhdojë zhbërjen e Kosovës dhe dhunimin e popullit të saj”, ka shkruar ai në një postim në Faebook.
Postimi i plotë i Krakit në Facebook:
Disa gjëra që krejt i dini…
Partitë si Nisma, AAK, PDK, AKR, kur e humbin pushtetin nuk pësojnë krizë apo humbje politike por krizë e humbje financiare.
A e dini pse? Se keto kurrë parti s’kanë qenë. Firma, grupe, banda, familje po, parti politike jo dhe as që pritet të bëhen madje
parti shtetin e identifikojnë veç me buxhetin, dhe pushtetin e shohin si çeles të kasafortes ku ruhen paret e shtetit. Aq të pangopura janë saqë edhe rezervat e shtetit i kanë bërë rrush e kumblla.
Pas 15 vitesh pushtet absolut, dmth pas 15 vitesh qasje n’kasaforten e shtetit, në keto parti kanë lulëzuar milionerët dhe kravatat që lidhen n’janar deri n’dhjetor, sepse s’dinë as nyjen ta bëjnë dy herë.
Rreth këtyre milionerëve janë afruar pastaj qindra argatë, dikush me një copë diplomë, dikush me një foto të luftës, dikush me një portal, dikush me një emision…
Vet pa origjinë, shtëpitë pa origjinë, kerret pa origjinë, pasurinë pa origjinë, diplomat pa origjinë. Thjesht, jetë në mes të fiktives dhe imagjinatës. Në mes të babëzisë. Pa ASGJË të vërtetë, asgjë të verifikueshme. E vetmja gjë e vërtetë rreth tyre këto 15 vite ka qenë mjerimi i popullit dhe dhunimi i tij deri në dinjitet.
Dhe as që u brengos kush.
gjithë kjo klikë po jetonte qetesisht në madheshtinë fiktive, në lavdinë e trafikuar, në jetën e uzurpuar. Po i hante qetësisht paratë e shtetit, ëndrrat e rinisë, bursat e studentëve, ilaqet e spitaleve…
…kur me 6 tetor populli i tha STOP!
Merreni me mend çfarë tragjedie ishte ajo natë zgjedhjesh për ta, kur, papritmas, e vërteta rreth tyre, dmth mjerimi e zhgënjimi që ata vet e kishin krijuar, ua ndali rrugën. BS
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66