Orges Bilbili cilësohet si “killeri” nga Lushnja. Detaje të reja ndaj rastit të tij vijnë nga gazetarja Klodiana Lala. Ajo shprehet se pas çdo të shumëkërkuari fshihet një femër besnike.
Dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e të shumëkërkuarit Orges Bilbili, i cili u plagos nga një officer policie paraditen e 10 prillit dhe më pas u arrestua.
Sipas gazetares, kontrata e qirasë së shtëpisë ku qëndronte i shumëkërkuari Bilbili dhe miku i tij, Anterio Kaloshi rezulton të jetë e firmosur në emër të një femre. Bëhet fjalë për shtetasen Jurgena Xh.
Ky lajmi është konfirmuar nga burime të prokurorisë, të cilat thanë se banesa ishte marrë më qira një muaj, përpara se të ndodhte ngjarja.
Ndërsa mësohet se prokuroria po heton për rolin e vajzës dhe marrëdhënien e saj me këtë personazh problematik në botën e krimit.
Sipas hetimeve të deri tanishme rezulton se Bilbili, ka lidhje të forta me pjesëtarë të fisit Rraja.
Orges Bilbili akuzohet për një sërë krimesh të rënda, përfshirë dhe masakrën në zemër të Lushnjës, me dy të vrarë dhe një të plagosur, kur tentoi bashkë me Laert Haxhiun, të ekzekutonte nipin e Aldo Bares.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66