Kryetarja e BE-së Ursula Von der Leyen ka paralajmëruar njerëzit të mos bëjnë ndonjë plan pushimesh verore, pasi ne nuk dimë akoma se sa kohë do të ndikojë pandemia e koronavirusit në vendet evropiane.
Disa vende evropiane kanë njoftuar planet për të lehtësuar kufizimet në jetën shoqërore, transportin dhe udhëtimet ndërkufitare të vendosura që nga mesi i marsit.
Ursula von der Leyen i tha gazetës gjermane Bild:
Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin përpara se të bënin planet për pushime. Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrik dhe gusht. Do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, me siguri deri në vitin e ardhshëm.
Paralajmërimi vjen ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron u raportua të sugjeronte që BE të mbetej e mbyllur deri në shtator.
Pushuesit britanikë që shpresojnë të udhëtojnë në Spanjë këtë verë janë paralajmëruar se mund të prisnin deri në shtator.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66