Prej disa javësh, në mënyrë sistematike, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të shumta në lidhje me “zhvatjen deri në qindarkën e fundit”, që po u bëhet shqiptarëve në këto ditë koronavirusi, nga kompani që janë në pronësi të oligarkëve pranë qeverisë, të cilët me paturpësinë më të madhe dhe me një “pangopshmëri” të frikshme, po fryjnë rrufeshëm milionat gjatë kësaj periudhe në kurriz të qytetarëve.
Ashtu siç e kemi raportuar edhe më parë, një nga ndërmarrjet e mëdha që ka thyer “rekorde të zeza” për zhvatjen e qytetarëve shqiptarë në këto ditë është edhe Union Group, e cila përfshi disa kompani të ndryshme, ku midis tyre bën pjesë edhe Union Net, e cila përfaqëson shërbimin Western Union në Shqipëri, në pronësi të oligarkut Edmond Leka dhe vëllait të tij, Niko Leka.
Redaksia e JOQ Albania është “mbushur” plot nga denoncime të panumërta në adresë të kësaj kompanie, e cila akuzohet për rrjepjen sistematike që po u bën qytetarëve shqiptarë përmes komisioneve “të çmendura” përmes dërgesave të parave brenda apo jashtë vendit, duke përfituar nga rritja e nevojës për shkëmbime financiare gjatë këtyre ditëve.
Së fundmi, një tjetër rast abuzimi ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, që mban pikërisht “firmën” e Union Net, e cila mund të thuhet me plot gojën që ka marrë “damkën e zezë” për zhvatjen e vazhdueshme të shqiptarëve.
Rasti më i fundit është denoncuar nga një qytetar nga Durrësi, i quajtur Islam Shqiopa, i cili ka përdorur Union Net për një dërgesë parash drejt një të njohuri të tij që jeton në SHBA.
Shqiopa ka dërguar te i njohur i tij shumën prej 2395 eurosh, por siç shihet dhe në faturën transaksionale që ai disponon, shuma e cila do të shkojë te marrësi do të jetë e konvertuar në dollarë, në vlerën 2264 dollarë.
Siç shihet dhe në faturë, komisioni për këtë dërgesë parash është 95 euro, pasi thuhet se vlera e dërguar është 2300 euro.
Mirëpo, problemi qëndron në faktin se përveç komisionit stratosferik, konvertimi i parave nga euro në dollarë është bërë në proporcion të zhdrejtë me kursin e këmbimit valutor.
Sipas kursit valutor të ditës së sotme, 1 euro këmbehet me 1.09 dollarë, dhe me një përllogaritje të thjeshtë del që shuma përfundimtare që duhet të shkojë te marrësi duhet të jetë 2502 dollarë dhe jo 2264 dollarë siç thuhet në faturë. Pyetja që lind në këtë rast është se ku shkuan 241 euro të tjera, përveç komisionit 95 euro? Kush i ‘gllabëroi’?
Mesa duket, përveç komisionit, Union Net po përdor edhe një tjetër skemë zhvatjeje, atë të konvertimit të parave, duke përdorur kurse këmbimi inekzistente, të cilat nuk kanë asnjë lidhje kursin real të këmbimit.
Siç shihet dhe në kopjen e klientit, Union Net e ka këmbyer 1 euro me 0.98 dollarë. Kjo tregon edhe njëherë që Mond Leka nuk ngopet me para! Po, po, nuk ngopet me paratë e shqiptarëve, të cilët po i rrjep haptazi fare, duke përfituar nga nevoja e tyre në rritje për dërgesa parash.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje. Western union për më nis lekë në Amerikë vjedh haptazi, i jep 2395 euro dhe bëjnë kursin vetë praktikisht kursi është si duan ata. Për 2395 euro japin 2264 usd sepse 2300 plus 95 komision janë 2395 të cilat ata i këmbejnë me kurs si duan vetë. E keni me datë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66