Shënohet një rënie e ndjeshme e shifrave sa i përket infektimeve të reja me koronavirus në Itali, raporton Ansa..
Shkon në 94.067 numri i të prekurve, ku vetëm 24 orët e fundit u testuan pozitiv 880 persona, që është më pak se shifrat e të hënës kur ishin 1.941 raste.
Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile janë shtruar 3,792 pacientë në repartet e kujdesit intensiv, 106 më pak se dje.
Nga këto, 1,305 janë në Lombardi.
Nga 94.067 pacientë në total, 28.718 janë shtruar në spital me simptoma – 258 më pak se dje dhe 61.557 janë ata që janë në izolim në shtëpi.
Ka shkuar në 17,127 numri total i viktimave të prekur me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 604 raste vdekjesh, në krahasim me 636 të hënën.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66