Në një status në Twitter, Jazexhi shkruan se ka shkuar në Prokurori dhe në zyrat e antiterrorit dhe nuk ka marrë asnjë informacion.
Featured image of article: U mor nën hetim për përhapje paniku, Jazexhi: Prokuroria dhe Antiterrori s’më japin informacion, shkova sot në zyrë
TIRANË– Olsi Jazexhi, një nga 10 personat që është marrë nën hetim për përhapje paniku, deklaron se nuk ka marrë anjë informacion nga Prokuroria dhe Zyrat e Antiterrorit. Në një status në Twitter, Jazexhi shkruan se ka shkuar në Prokurori dhe në zyrat e antiterrorit dhe nuk ka marrë asnjë informacion.
“Grupi ‘armiqesor’ coronavirus Pas deklarates ne top channel nga antiterrori qe une jam nje nga 10 te dyshuarit per veprimtari antiligjore, sot kam shkuar ne Prokurori dhe ne Zyrat e Antiterrorit ku kam kerkuar informacion ne lidhje me hetimin tim. Ama nuk kam asnje informacion,“- shkruan Jazexhi.
Dy ditë më parë, janë marrë nën hetim 10 qytetarë, të cilët sipas Anti Terrorit kishin bërë deklarata të gabuara në rrjetet e tyre sociale. Dosja.al mësoi se një prej tyre është gazetari dhe analisti Olsi Jazexhiu, i cili bashkë me miqtë e tij kanë bërë deklarime që autoritetet i quajnë të gabuara. Në postimet e fundit në rrjetet sociale, Jazexhiu ka shprehur hapur se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha ishte një shpikje. Madje ai ka shpërndarë vazhdimisht edhe masat e marra nga kryeministri, duke mos i kursyer edhe mendimet e ti në lidhje me këtë gjë dhe shkruan se po instalohet diktatura.
Në një video të publikuar në kanalin e tij në “Youtube”, pasi profilin e tij të Facebook ia kanë mbyllur, Jazexhi shprehet se në fakt ai që po përhap panik është kryeministri Edi Rama, që sipas tij po e përdor situatën me Covid-19 për të instaluar një diktaturë. Në video ai shprehet gjithashtu se e vetmja gjë që ka thënë është së shqiptarët do të shpërthejnë nga varfëria dhe nga mbyllja brenda dhe do të shpërthejnë në ndonjë vrasje. Analisti i është përgjigjur Gledis Nanos për të cilin shprehet se është idjot që nuk kupton ndarjen e analizës nga vepra penale. Ai shton më tej se nuk është vepër penale të bësh analiza.
(f.m/dosja.al)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66