Nga dita e nesërme, Bajern Mynih do të kthehet normalisht në stërvitje.
Ky është vendimi i fundit i përfaqësisë së klubit, që ka vendosur se kjo është zgjidhja e vetme efikase, pavarësisht se koronavirusi në Gjermani është në përmasa jo të vogla.
Kështu, klubi bavarez ka vendosur të nxjerrë futbollistët e tij nga shtëpia dhe t’i zbresë në fushën e blertë.
Sigurisht që masat do jenë prezente, teksa 21 lojtarët e skuadrës do të ndahen në pesë grupe, të gjithë në orare të ndryshme.
Çdo rrugë ku do të kalojnë të pestë grupet nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe stërvitjet do të kryhen në tre vende të ndryshme.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66