Në konferencën e jashtëzakonshme me 55 Federatat e vendeve të ndryshme euuropiane, UEFA ka marrë sot vendimin që ndeshjet e play-off të “Euro 2020”, të planifikuara për muajin qershor, do të shtyhen edhe për tre muaj.
Kjo do të thotë se takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të shtyhet për muajin shtator.
Dueli duhej të luhej më 26 mars në Shkup, por për shkak të krizës me virusin COVID-19 u shty fillimisht për më 4 qershor, ndërsa tani cakohet për në muajin shtator.
3 shtator 2020 është orari i ri i takimit gjysmëfinal të Ligës së Kombeve. Ndërkaq, finalja e madhe ndërmjet fituesëve të dueleve Gjeorgji-Bjellorusi dhe Maqedoni e Veriut-Kosovë është caktuar për datën 8 shtator 2020.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66