Nëna e një infermieri të NHS i cili vdiq nga koronavirusi pas një turni pune 12 orësh ka thënë se i biri nuk kishte veshur kostumin e duhur për t’u mbrojtur prej infeksionit.
John Alagos, 23 vjeç, u kthye në shtëpi të premten pas turnit të natës në Spitalin e Përgjithshëm Watford dhe u ankua për dhimbje koke dhe një temperaturë të lartë gjatë gjithë natës.
Ai më vonë humbi vetëdijen dhe vdiq. Ai është infermieri i tretë dhe mjeku më i ri britanik që mendohet se ka vdekur nga Covid-19.
Nëna e tij Gina Gustilo, 50 vjeç, pohoi se spitali nuk e linte të shkonte në orar në shtëpi pasi kishte shkurtim stafi kështu që ai qëndroi në punë pavarësisht simptomave të dukshme.
Unë e pyeta pse nuk erdhe në shtëpi? Ai tha se kishte pyetur por i thanë që ishin pak staf dhe ata nuk e lanë të shkonte.
Kështu tregoi nëna e të riut e cila pas kthimit nga puna e gjeti atë pajetë në shtrat.
Burimi: mertro Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66