PPD-ja sot mbushi 30-vjet. Nuk e shënoi këtë jubile të madh pasi faktikisht nuk ekziston.
U themelua paralelisht me LSDM-në e Maqedoisë së Veriut, PD-në e Shqipërisë dhe LDK-në e Kosovës. Të tjerat mbijetuan, PPD-ja jo.
Ndaj saj qenë besnik votuesit, por jo të gjithë funksionarët: një pjesë e tyre me trup ishin në PPD, e me kokë në subjektet tjera.
Sidoqoftë, PPD edhe sot është shembull i funksionimit demokratik të partive politike. Është një shkollë politike që nuk e kanë as sot partitë ekzistuese.
Daut Dauti E ka shkruar edhe më parë, PPD-ja u zhduk pas v.2001, ngase u krijua ne situate e re bipolare politike nder dhqiptarët e Maqedonisë, ku vendin e saj të partisë së moderuar e zuri BDI-ja(në polin tjeter mbeti edhe per nje kohe te gjate PDSH-ja). Koha dhe rrethanat paten ndikim te madh…
Xhelal Neziri E vërtetë Daut. Por, do të ekzistonte edhe sot pasi me të njëjtat rrethana kohore u ballafaqua edhe LDK. Atje tash po shfaqen disa sindroma të “sëmundjes” së PPD-së, fatkeqësisht…
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66