Nëse ke dyshim se fëmija jot mund të jetë infektuar me koronavirus dhe ti e refuzon testin se vjen nga Serbia, atëherë ti nuk ke merituar fëmijë!
Nëse do ta pranoje, atëherë mos trego burrëri folklorike me jetën e huaj! Ja ku është Çakorri, Veriu e Lugina ku mund të tregohen burrat!
Nëse ato 1000 teste nga Serbia ndikojnë në nisjen e terapisë dhe shpëtimin e vetëm një njeriu, atëherë ka qenë vendim i drejtë!
Sikur t‘i refuzonte Qeveria dhe të vdisnin disa veta, ata që sot kundeshtojnë do të thoshin: „Shiko Hitlerin (Stalinin, Xhelatin) e pashpirt, për krenari të vet rrezikon jetën e qytetarëve! Ne ashtu-ashtu me Serbinë duhet te pajtohemi një ditë dhe ndihma e saj, ishte njelloj pendese…“
Nëse nuk do t‘i merrte ato ndihma (SHBA mori nga Rusia) bota do të vlerësonte gjestin e Serbisë dhe gjykonte qëndrimin tonë!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66