Një histori e çuditshme vjen së fundmi nga Amerika Latine, konkretisht Brazili, ku protagoniste është bërë nëna Neymar Jr.
Nadine Goncalves, e cila prej kohësh është ndarë nga babai i yllit të PSG-së, sot ka zbuluar një lidhje të re.
Ajo është dashuruar me një djalosh 22-vjeçar dhe në një foto të publikuar në Instagram nga Nadine çifti i ri duken mjaft të lumtur.
Njerku i Neymarit quhet Tiago Ramos, dhe është 6 vite më i ri se Neymar.
Ai është i dashuri i ri i mamasë së brazilianit, që është 52-vjeçare.
Në foton e ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Nadine ka marrë edhe urimin e Neymar. Mesa duket, Nadine nuk do t’ia dijë aspak për moshën…
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66