Nëna e trajnerit Pep Guardiola ka ndërruar jetë pasi u prek nga koronavirusi. Lajmi i dhimbshëm u konfirmua nga klubi i Manchester City-it në një njoftim për shtyp.
“FFamilja e Manchester City është e hidhëruar të raportojë sot vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carrió në Manresa, Barcelonë, pas prekjes me koronavirus. Në moshën 82 vjeç.

Të gjithë pjesëtaret e lidhur me klubin dërgojnë ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë të vështirë për Pep, familjen e tij dhe miqtë”, shkruhet në reagim.
Trajneri spanjoll muajin e fundit dhuroi 1 milion euro për spitalet në Spanjë në mënyrë që të luftohet pandemia e Covid-19. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66