Jacqueline Towns, mamaja e basketbollistit Karl Anthony Towns ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë treguar se ajo ishte duke u kuruar prej 1 muaji nga Covid 19. Towns njoftoi në 24 mars se mamaja e tij ishte vendosur në gjendje kome të induktuar dhe i bëri thirrje të gjithëve të merrnin masat e duhura kundër pandemisë. Tashmë, edhe babai i yllit të skuadrës Timberwolves ka rezultuar pozitiv ndaj Covid 19.
Ekipi i tij, ka ndarë lajmin me fansat nëpërmjet një deklarate:
Jackie po luftonte me virusin për më shumë se një muaj dhe për fat të keq, u dorëzua. Ajo ishte një person shumë i dashur jo vetëm për familjarët, por për miqtë dhe këdo që pati fatin t’a njihte. Ajo ishte një grua, nënë, vajzë, gjyshe, motër e kujdesshme dhe ka lënë shenjë në jetën e kujtdo që e ka takuar.
Organizata Botërore e Shëndetit ka konfirmuar më shumë se 1.9 milion raste të koronavirusit dhe 118.459 vdekje nga sëmundja në të gjithë botën. Pak para testimit pozitiv të mamasë nga Covid 19, Towns dhuroi 100.000 dollarë për të ndihmuar në testimin e pacientëve.
Burimi: Bleacherreport|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66