Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 259 numri i personave të infektuar me Koronavirus në Shqipëri.
16 raste të reja i shtohen vendit tonë në 24 orët e fundit dhe ky rezultat ka ardhur pas testimit të 152 personave.
Në total deri tani janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 259 raste.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 15 persona duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 67.
Deklarata e Silva Bino:
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 67.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66