TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE NË VEND
Ashtu siç u informuam nga Instituti për shënedet publik, sot me datë 07.04.2020 në teritorin e komunës së Tetovës për fat të mirë nuk janë regjistruar raste të reja me COVID19, me çka numri i rasteve aktive mbetet 29.
Sot takova kryetarin e Komisionit për sëmundje infektive, mjekun Zharko Karaxhovski, drejtorin e Institutit për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr. Shaban Memeti si dhe drejtorin e Qendrës Klinike të Tetovës dr. Florin Besimi.
Në mbledhjen e sotme u konstatua se Komuna e Tetoves me sukses i zbaton vendimet për mbrojtje nga virusi korona dhe bën perpjekje të vazhdueshme përmes rekomandimeve dhe masave lokale, të cilat qytetarët duhet t’i respektojnë për tejkalim sa më të lehtë të situatës në të ciën gjendemi.
Nga ata morrëm perkrahje për menaxhimin e situatës rreth COVID 19. Konkretisht si ndihmë në qendrën spitalore në Tetovë është dërguar një infektolog, por nëse do ketë nevojë do të dërgojnë edhe pulmolog dhe internist, si përkrahje për stafin shëndetësor në Tetovë. Gjendjen aktuale e ndjekim rregullisht që të mund të identifikohen nevojat dhe të ndërmerren masat e duhura për menaxhim sa më efikas të situatës me përhapjen e COVID19.
Apelojmë edhe njëherë deri tek qytetarët e Komunës së Tetovës që t’i respektojnë masat qeveritare dhe shëndetsore, që ta parandalojmë përhapjen e virusit korona duke mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth nesh.
#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66