“Veç për qef, veç për qef…”
Kjo ishte mospërgjigjia injoruese e arrogante e sontme e Presidentit tepër artificial e qartaqejf të Republikës së Kosovës në pyetjen një përfaqësuesi të mediave, për sorrollatjet misterioze tij të dje në relacionin Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas.
Mediave, siç ka ai qejf t’i quan rregullisht, rrejshëm e josinqerisht, “të nderuara”, sonte edhe iu mbeti borxh edhe i fyu….
Në largim e sipër nga foltorja pas konferencës për gazetarë ai po ikte me “përgjigjen” e padinjitetshme: “Veç për qef, veç për qef…”
Tipa qejfesh e tekesh si Presidenti i Kosovës përjashtojnë palejueshëm atë fair play-n e domosdoshëm dhe sjelljet e mira, me delikatesë e me sojnillëk në komunikim të përditëshëm politik në Kosovë.
Presidentit tonë i ka humbur sojnia në sjellje, në të folur e në këmbim. Me kushtin që ta ketë pasur ndonjëherë.
Ai, sa nuk është bërë tepër vonë, duhet të kuptojë se ka një qejf më i madh se qejfet tekanjoze të tij.
Mbi “veçpërqefin” e tij është vullneti i popullit dhe Kushtetuta.
Salih Kabashi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66