Disa banorë të lagjes Hasanbeg në Shkup, kanë dalë jashtë shtëpive në orët e vona të së hënës, pasi sipas tyre, Policia e Maqedonisë së Veriut, është futur në shtëpitë e disa shqiptarëve dhe i ka arrestuar tre persona.
Në një video të postuar nga “TetovaSot”, shihet një numër i madh shqiptarësh që ftojnë edhe të tjerët t’u bashkohen. Herë pas here dëgjohen edhe persona teksa shpjegojnë situatën.
Në Maqedoni për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka orë policore.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66