Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë.
Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm.
Së fundmi, aktorja ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instastory, ku epiqendra ka qenë marrëdhënia e tyre.
Ndër të tjera, Rudina ka treguar se Marku i ka propozuar shumë natyrshëm dhe ishte i pari që i shprehu ndjenjat.
“Ndodhi shumë natyrshëm në fakt! Marku u shpreh i pari, kurse unë mezi prita!E kam vërejtur që më herët dhe e lexoja shikimin e tij se çka kërkonte;po, e qartë kërkonte më shumë shumë shumë, më thellë se shumë!Mua ma mori zemrë, më iku zemra, fluturoi dhe gati e gjithë u dorëzova pa e parë veten se ku ndodhesha”, u përgjigj Dembacaj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66