Veton Surroi
Mustaqet, biskotat, faculeta e hedhur dhe formimi i Qeverisë së re
1.
Të fillojmë me një imazh karikatural rreth krizës politike që po kalon Kosova. Të imagjinojmë për një moment se vendi gjendet në këtë situatë – me një Qeveri në detyrë dhe me aspirata të partive të ndryshme për të bërë Qeveri tjetër, gjë që shkakton fërkime e ngërç politik – për shkak të mustaqeve dhe të biskotave.
Pra, mospajtimi mes partnerëve qeverisës ishte fillimisht në mund të zëvendësohej apo jo një ministër i Brendshëm me mustaqe, me një person tjetër pa mustaqe. Pastaj edhe në ishte e pëlqyeshme apo jo që të lejohej që në Kosovë të hynte pa taksë e pengesa një prodhim i Serbisë, një biskotë e popullarizuar gjithandej (posaçërisht kur bëhet përshesh me qumësht) e njëkohësisht të mos lejohej që të hynte në Serbi një shishe vere apo lëngu frutash prodhuar në Kosovë, që mund të mos jenë kaq të popullarizuara, por kanë rastisur të gjejnë blerës potencial?
Një shumicë parlamentare në zbatimin e një procesi demokratik vendosi që ministri i Brendshëm duhet të ketë mustaqe dhe që biskotat (ato që janë shumë të mira si përshesh me qumësht) domosdo duhet të lejohen të hyjnë në Kosovë pa taksë, duke mos pritur që të njëjtën të drejtë ta kenë vera apo lëngu kosovar.
Dhe, tash vendi gjendet në ngërç, sepse duhet vendosur se si të bëhet më tutje me Qeverinë. Posaçërisht në këtë kohë të kizës botërore të COVID-19.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66