Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend derisa për pak minuta pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.
Para tij takim me presidentin është duke mbajtur kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti, që sot në takim është ftuar në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në njoftimin që ka lëshuar presidenca shkruhet se Thaçi ka rezervuar nga gjysmë ore për takimet me liderët e vendit, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë./Express/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66