Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se nëse LVV dështon ta marrë mandatin, LDK do të bashkëpunojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, por që nuk e përjashtoi mundësinë që të ulen përsëri edhe me Albin Kurtin.Mustafa në një emision në T7 ka mohuar mundësinë e formimit të koalicionit me PDK.“E kemi vendimin e prerë, nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në dhe ashtu do të veprojmë. Nëse LVV nuk arrijnë të formojnë qeverinë, ne mbesim të hapur prapë për koalicion me LVV-në për t’u ulur për të biseduar në baza me të gjera ku mund të ishin edhe Nisma Socialdemokrate dhe AAK”, tha Mustafa.“Nëse LVV nuk arrin të marrë mandatin, nëse mandati i ofrohet LDK-së, ne do të vendosim në Këshillin e Përgjithshëm”, tha ai kur u pyet se nëse kanë ndonjë emër për kryeministër. LVV ende e ka mandatarin të cilit duhet t’ia mundësojë presidenti për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet”, tha Mustafa.Ndërsa, sa i përket qëndrimit të Vjosa Osmanit, e cila votoi kundër mocionit, Mustafa tha se nuk do ta largojë nga LDK-ja.Mustafa ka theksuar se LDK në asnjë formë nuk do të përkrah ndonjë marrëveshje me Serbinë, e cila prasheh shkëmbime territoriale dhe se nuk janë në dijeni për ekzistimin e marrëveshjeve Thaçi-Vuçiq siç ka deklaruar Kurti.Me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim është votuar rrëzimi i Qeverisë Kurti.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66