Radio Televizioni i Kosovës po i fryn zjarrit të luftës civile!!!
Ndoshta do duket i jashtëkohshëm për lexuesin ky vlerësim, por dinamika që po i jep frymës antiqeveri ky medium publik, duke ftuar çdo mbrêmje për ,,debat” , në mënyrë ultra selektive, tellallët e z. Thaçit, padyshim që mendja të shkon tek më e keqja. Në këto dy pozicione të skajshme, ku është ngujuar sot klasa politike e Kosovës, vetëm edhe kaq ,,ndihmë”, saç po i jep njëanshëm R.T.K.-ja krahut të z. Thaçit, i duhet një lufte civile…Që humbësit e pozitave dhe privilegjeve tê pakontrolluara nga askush, po shkelin me dy këmbë mbi Kushtetutën e vendit, nuk ka asnjë dyshim, por edhe qëndrimi i ngurtë i Albin Kurtit, për të qëndruar në pozitên e kryeministrit me çdo çmim zë mundshëm, kur dihet edhe raporti i forcave mes dy grupimeve politike, mbart me vete të njëjtat rreziqe.
Situata e tashme e ka kthyer Kosovën dhe shqiptarët në vitet e errëta të 1989/90-tës, prandaj, besoj që, është shumë me rreziqe t’i fryhet zjarrit nga lartë. Zgjidhja duhet të zbresë ,,poshtë” për zgjidhje. Atë duhet ta gjejë populli i organizuar si në vitet e lartëpërmendura, kur i ,,komentoheshin” nenet kushtetuese sipas mustafëve të beogradit…
Vetëm populli di t’i ,,komentojë” kushtetutat e imponuara, jashtë vullnetit të tij asgjë nuk kapêrcen pa gjakderdhje!!! Populli le të vendosë…Zot, në dorën tënde!!!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66