Mjekët mendojnë se kanë gjetur një mënyrë për të rritur shanset e pacientëve në terapi intensive t’i mbijetojnë Covid 19.
Sipas tyre, nëse pacientët shtrihen barkazi në krevat, ka probabilitet më të lartë që të kurohen. Pozicioni specific i ndihmon pacientët të cilëët nuk marrin dot frymë duke ulur presionin e ushtruar në mushkëri.
Mjekët në Britani, SHBA, Itali dhe Portugali përdorin këtë teknikë për të rritur shanset e mbijetesës së pacientëve.Një studim i publikuar në 2013 nga mjekë në Francë dhe Spanjë, të cilët po trajtonin një lloj tjetër të infeksionit të mushkërive thanë se mbijetesa e pacientëve ishte ‘dukshëm më e lartë’ nëse ata shtriheshin përmbys.
Mjekët që e përdorin këtë teknikë thonë që nuk është aq e thjeshtë të shpëtohet jeta, por të paktën zvogëlohet presioni i ushtruar në mushkëri.Teknika është duke u përdorur ngaNHS dhe është konsideruar si mënyra e vetme për t’u mbushur me ajër dhe u është sugjeruar që t’a bëjnë edhe njerëzit me simptoma të buta që po kurohen në shtëpi.
Ekspertët thonë se kjo teknikë zvogëlon sasinë e presionit në mushkëri nga gjoksi dhe hap pjesët më të mëdha të rrugëve të frymëmarrjes, duke zvogëluar dëmet e shkaktuara nga ajri që pompohet me forcë nga ventilator.
Nëse njerëzit janë të vendosur në shpinë, presioni në rënie nga dhjami dhe muskujt në gjoks mund të zvogëlojë aftësinë e mushkërive për t’u zgjeruar, duke ngritur rrezikun e dëmtimit dhe nga ana tjetër duke e bërë procesin më vdekjeprurës.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66