Taulant Osmani
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të hënën do të dorëzojë padi ndaj ish deputetit të Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, mbi akuzën e shpifjes.Kështu ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministres në detyrë, Blerim Sallahu.Sallahu shkruan se Haxhiu do ta padisë Mialim Zekën për një akuzë që ky i fundit e ka bërë në një televizion se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar.Ky është postimi i plotë i shefit të kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë:Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”. Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze.Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66