Pas mbylljes së shkollave në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit, prej disa javësh mësimi ka nisur të zhvillohet virtualisht.
Tashmë, nxënësit do t’i marrin mësimet online nga mësuesit e tyre, përmes rrjeteve sociale, apo platformave të posaçme.
Mirëpo, kjo metodë e re ka sjellë edhe “anomali” të ndryshme, me protagonistë mësuesit.
E tillë është edhe ajo që ka ndodhur me një mësuese në një shkollë të Tiranës, e cila gabimisht ka dërguar një foto të papërshtatshme në grupin e WhatsApp të klasës virtuale.
Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, mësuesja kujdestare e një klase të një prej gjimnazeve të kryeqytetit, në vend të testit, u ka dërguar nxënësve aksidentalisht një foto ku shfaqet e shtrirë në krevat, e veshur me të brendshme.
Personi që e ka dërguar foton shkruan:
Ja çfarë ndodh kur bejm mesime online zysha dergo foto me rroba banjo pa dashje ne grupin e whatsapp ku behet mesimi online. Shyqyr t’pakten paska dal me rroba banjoje. E dergoi pa dashje, ne vend qe te niste testin, nisi kte foto.
Ky nuk është rasti i parë që mësuesit bëhen protagonistë në të tilla episode të pazakonte, që prej nisjes së mësimit online.
Pak ditë më parë, u bë virale në rrjet një audio-mesazh në WhatsApp e një mësueseje, e cila po shpjegonte mësimin online nxënësve, por në një moment ajo u ndërpre nga fëmijët e saj, të cilët nuk e lanë rehat të zhvillonte mësimin.
Në nerva e sipër, ajo “shpërtheu” ndaj fëmijëve të saj, duke iu bërtitur, ndërkohë që audio ishte dërguar edhe në grup, pasi mësuesja kishte harruar të fikte mikrofonin e aparatit celular.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66